Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila vetëm 4 muaj më parë kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji, zbulon se është në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Dafina lë të nënkuptohet se është në pritje të një djali, pasi shkruan “Baby on board” me një zemër blu.
Në këtë postim, artistja ka ndarë disa foto me barkun e rrumbullakosur, si dhe pamje nga eko gjinekologjike.
Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, çifti Gjergji kurorëzoi dashurinë me një martesë madhështore.
Ndërkohë në shtator 2024, Dafina dhe partneri i saj Kreshniku, bën celebrimin në Komunën e Prishtinës. Artistja aso kohe publikoi foto të unazës së saj dhe lulet e bardha, teksa një detaj që konfirmoi faktin se dyshja u celebrua ishte se në thonjtë e Dafinës shkruhej ‘Mrs’, çka nënkuptonte se i kishte dhënë fund beqarisë.