Nis procesi i primarëve për demokratët, PD: Kryetaret e degëve duhet të japin dorëheqjen nëse duan të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit

1 Min Read

Partia Demokratike njofton se do të nisë procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një njoftimi, PD-ja thekson se në zbatim të pikës 4 neni 12 të statutit të PDSH-së, të gjithë kryetarët e degëve duhet të dorëzojnë dorëheqjen brenda datës 26 janar 2025.

‘Ju informoj  se nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diele datë 26 janar 2025, duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit’, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Përshëndetje,

Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025; ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH,

Ju informoj  se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale, brenda dites se Diele date 26 Janar 2025, duhet te depozitoni doreheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit te deges prane Sekretariatit te Organizimit.

Dite te mbare

Share This Article
Leave a Comment