Iu gjetën armë pa leje në banesë, arrestohet 44-vjeçarja! Në kërkim bashkëshorti i saj

1 Min Read

Një 44 vjeçare në Shkodër është arrestuar nga policia pasi mbante në banesë armë e municione.

Bëhet fjalë për 44-vjeçaren Emirsada Piri, ndërsa policia shpalli në kërkim bashkëshortin e saj Dashamir Huruni. Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë do të hetohet baba i saj pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu.

Në kuadër të operacionit ‘Muzgu’ është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasja Emirsada Piri, 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njofitmin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment