Neymar duket se është i vendosur të ndërpresë kontratën e tij me Al Hilal dhe të nisë aventurën në një klub tjetër.
Edhe pse ka fituar një shumë të madhe parash, ish-ylli i Paris Saint-Germain dhe Barcelonës ka kaluar një periudhë makthi në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al Hilal në një marrëveshje prej 86.3 milionë funte në vitin 2023.
32-vjeçari ka bërë vetëm shtatë paraqitje për klubin pasi kaloi një vit në fushë pas një dëmtimi.
Por gazetari brazilian Cesar Luis Merlo pretendon se Neymar tashmë po përgatitet të largohet nga klubi, dhe të rikthehet në klubin e fëmijërisë Santos.
Neymar, me klubin e Sao Paulos arriti të shënonte 107 gola në 177 paraqitje përpara se të nënshkruante për Barcelonën në 2013 dhe të vazhdonte ngjitjen e tij në një yll botëror.
Thuhet se Neymar dhe Santos tashmë kanë arritur një marrëveshje dhe përfundimi i marrëveshjes së tij me Al Hilal është duke u përpunuar.